Lidhje

Amerikania Serena Williams fituese e U.S. Open.


Amerikania Serena Williams fitoi për herë të tretë rresht titullin kampione e garës së tenisit për femra U.S. Open.

Me një performancë dominuese në lojën që u zhvillua të dielën në mbrëmje në Flushing Meadows Nju Jork, 32-vjeçarja Williams mundi mikeshën e saj, 24-vjeçaren daneze Caroline Wozniacki me rezultatet 6-3 për secilin nga setet.

Me fitoren e kësaj radhe Williams renditet e katërta në listën e lojtarëve amerikanë me më tepër fitore gjatë karrierës së tyre. Gjashtë nga fitoret e saj Williams i ka realizuar në garën U.S. Open. Fitoren e parë ajo e arriti në vitin 1999, kur ishte vetëm 17 vjeçe.

XS
SM
MD
LG