Lidhje

Spanjollja Muguruza fiton kampionatin e Wimbledon-it


Tenistja spanjolle Garbine Muguruza fitoi për herë të parë titullin e Wimbledon-it, duke mundur amerikanen Venus Williams, me rezultatin 7-5 dhe 6-0.

E radhitur në vendin e 10-të, 37-vjeçarja Williams synonte të bëhej kampionja më e vjetër, por nuk arriti të mposhtë Muguruzan, megjithëse ajo radhitej më poshtë, në vendin e 14-të.

Muguruza pati humbur në finalen e vitit 2015 përballë Serena Williams, motrës së Venus Williams. Këtë radhë, Muguruza përfitoi dy pikë në lojën e dhjetë të setit të parë dhe në vazhdim fitoi nëntë lojë rrjesht.

Venus Williams ka konkurruar për titullin e Wimbledonit, që nga viti 2008. Ajo e ka fituar titullin gjithsej pesë herë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG