Festat e fundvitit përhere janë të lidhura edhe me verërat, të cilat pasurojnë tryezat e çdo familjeje. Në Shqipëri, vitet e fundit janë ngritur një numër kantinash të prodhimit të verërave për tregun vendas dhe atë të huaj, kantina këto që mbështeten edhe në traditën vendase.