Lidhje

Zgjedhjet për në Kongres: financimi i fushatës për kandidatet-gra


A depiction of the Terminator, made from automobile transmission parts, is placed near a checkpoint in Kyiv, Ukraine.
A depiction of the Terminator, made from automobile transmission parts, is placed near a checkpoint in Kyiv, Ukraine.

Në zgjedhjet e 6 nëntorit kandidojnë dhe rikandidojnë një numër rekord grash amerikane. Ato kandidojnë për poste politike dhe për të gjitha nivelet e qeverisë. Gratë po gjejnë mënyra të reja për të financuar fushatat e tyre. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Julie Taboh ndoqi aktivitetin e dy kandidateve – një demokrate dhe një republikane, për të parë se si i sigurojnë ato fondet për fushatën e tyre:

Zgjedhjet për në Kongres: financimi i fushatës për kandidatet-gra
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:32 0:00

Debra Haaland kandidon për një vend në Kongres.

Ajo është kandidatja e demokratëve për Distriktin e Parë të shtetit Nju Meksiko, me shpresën për t’u bërë amerikania e parë indigjene në Kongres.

Por të gjitha kandidatet e dinë, se fushata kërkon financime, sidomos për ato që e kanë për herë të parë.

“Nuk është sekret që duhen siguruar shumë fonde për të kandiduar për në Kongres, sepse janë të nevojshme reklamat në televizion, dhe ato janë të kushtueshme,”- thotë kandidatje demokrate Deb Haaland.

Deb Haaland po i siguron fondet për fushatën me donacione të vogla përmes internetit, postës së zakonshme dhe takimeve.

“Kam shumë donatorë, të cilët japin nga 3,5, apo 10 dollarë secili,”- thotë ajo.

Mjeti më i fuqishëm për sigurimin e fondeve për të është telefoni.

Deb Haaland, center, speaks with campaign organizers during the Democratic Primary elections at the Haaland headquarters in Albuquerque, New Mexico, June 5, 2018.
Deb Haaland, center, speaks with campaign organizers during the Democratic Primary elections at the Haaland headquarters in Albuquerque, New Mexico, June 5, 2018.

“Kam folur në telefon me disa njerëz, që më kanë thënë: Kurrë nuk më ka marrë në telefon një kandidat, faleminderit, jam i gëzuar që folëm bashkë,”- thotë Deb.

Ngaqë nuk merr para nga Komitetet e Veprimit Politik, Deb Haaland mbështetet tek fondet që japin fiset e amerikanëve indigjenë dhe grupe që sigurojnë fonde për demokratët, si EMILY’s List, që grumbullon fonde nga donatorë individualë, të interesuar për çështje specifike.

Sarah Bryner është Drejtore e Kërkimeve në Qendrën e Politikave Përgjegjëse në Uashington:

“Shumë njerëz që japin donacione për kandidatet gra janë të interesuar që të ketë më shumë gra ligjvënëse, por edhe për postet politike që polikanet priren të kenë; në veçanti, për çështje si aborti e të tjera, që mund t’i konsiderojmë tradicionalisht si të grave,”- thotë ajo.

Bryner thekson se shumica e donacioneve të fushatës për gratë këtë vit po u shkon demokratëve:

“Po shohim në cikël të veçantë, republikanët po marrin më pak fonde, gratë republikane, në fakt nuk po marrin aspak, ndërsa kandidatet demokratet marrin më tepër nga donatorë privatë.”

Por kjo nuk e ka ndalur Amie Hoeber-in, e cila po ashtu kandidon për një vend në Kongres.

Amie Hoeber, right, a Republican who is running in the Maryland 6th Congressional District primary, talks to a supporter at an early voting center in Frederick, Md., June 14, 2018.
Amie Hoeber, right, a Republican who is running in the Maryland 6th Congressional District primary, talks to a supporter at an early voting center in Frederick, Md., June 14, 2018.

Pasi humbi ndaj kandidates demokrate në zgjedhjet e vivit 2016, ajo po kandidon përsëri si kandidate republikane për distriktin e 6-të të Merilendit për në Kongres...

Ajo po e financon fushatën me donacione të vogla, si dhe me kontributet personale të saj dhe të shoqit, Mark Epstein.

“Herën e kaluar nuk më njihte njeri, më duhej ta provoja veten dhe mendoj se ja kam dalë mjaft mirë. Njerëzit e dinë se unë po përdor burimet e mija, sepse kam bindje për ato që bëj,”- thotë Amie.

Amie Hoeber beson se kandidatet gra e kanë më të vështirë të kërkojnë donacione.

“E kam të vështirë t’i kërkoj në telefon një personi të panjohur, që të më japë donacione për fushatën, por këtë herë ndjehem më e sigurtë se në fushatën e kaluar,”- thotë Amie.

Ndërsa kandidatët janë në ditët e fundit të fushatës, ata shpresojnë të provojnë që në Amerikë, është e mundur të arrish synimet politike, përsa kohë që ke paratë e nevojshme për të fituar zgjedhjet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG