Lidhje

Xhimi Karter fillon nesër një vizitë në Korenë e Veriut


Xhimi Karter fillon nesër një vizitë në Korenë e Veriut
Xhimi Karter fillon nesër një vizitë në Korenë e Veriut

Disa zyrtarë në pension të kryesuar nga presidenti amerikan Xhimi Karter thonë se shpresojnë të diskutojnë çështjen bërthamore dhe të shqyrtojnë krizën humanitare në Korenë e Veriut gjatë një vizite që fillon nesër.

I ashtëquajtuari “Grupi i Pleqve” i përbërë nga ish presidentja irlandeze Meri Robinson, ish presidenti finlandez Marti Ahtisari dhe ish kryeministrja norvegjeze Harlem Bruntland, biseduan me gazetarët sot në Pekin rreth planeve të tyre.

“Grupi ynë nuk është në pozita negociimi. Ne nuk jemi ndërmjetësues. Ne do të mësojmë çfarë të mundemi dhe do ta ndajmë këtë informacion me udhëheqësit që do të kontaktojmë në të ardhmen”.

Zoti Kartër tha se Grupi i Pleqve ishte ftuar për t’u njohur më mirë me shqetësimet humanitare në Korenë e Veriut, ku agjencitë e OKB-së thonë se një e treta e fëmijëve kequshqehen deri në atë pikë sa ka ndaluar rritjen e tyre fizike.

Ai tha se grupi shpreson të takohet me udhëheqësin Kim Xhong Il dhe djalin e tij Kim Xhong Un, megjithëse takimi nuk është konfirmuar ende.

XS
SM
MD
LG