Lidhje

Kina: Nobeli për Liu Xiaobon ishte "blasfemi"


Një zyrtar kinez tha se dhënia e Çmimit Nobel për Paqen disidentit Liu Xiaobo në vitin 2010 ishte një blasfemi.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Geng Shuang tha sot se "dhënia e çmimit për një njeri të tillë shkonte kundër vetë qëllimeve të këtij çmimi. Është një blasfemi për çmimin e paqes", tha ai.

Liu Xiaobo, i burgosuri më i njohur i Kinës për të drejtat e njeriut, vdiq dje në moshën 61 vjeçare pas një beteje me kancerin e mëlçisë. Vdekja e tij tërhoqi po aq vemendje botërore sa edhe jeta e tij.

Laureati i Çmimit Nobel për Paqen, i cili kaloi tetë vitet e fundit si i burgosur i ndërgjegjes, vdiq në një spital të Shenyangut në Kinë, ku ai ishte transferuar nga qelia e burgut në fazën përfundimtare të sëmundjes.

Ambasadori i SHBA në Kinë, Terry Branstad, tha: "Kina humbi një njeri model dhe thellësisht parimor që meritonte respektin dhe adhurimin tonë, e jo dënimet me burg që iu imponuan.”

Kreu i komitetit norvegjez Nobel tha se qeveria kineze mban një "përgjegjësi të madhe" për vdekjen e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG