Lidhje

Ekonomia amerikane dhe kërcënimet globale


Kryetarja e bankës qendror amerikane Janet Yellen tha se ekonomia e vendit përballet me disa kërcënime globale që mund ta dëmtojnë rritjen. Shumë analistë i interpretojnë komentet e saj si një sinjal se Rezerva Federale mund ta shtyjë më tej rritjen e normës së interesit.

Zonja Yellen tha sot në një dëshmi para Kongresit se pasiguria në lidhje me politikat monetare të Kinës dhe perspektivat e saj ekonomike kanë ndikuar në "rritjen e luhatjeve të tregjeve globale."

Tregjet kryesore të aksioneve në Evropë dhe në SHBA patën rritje, si reagim i investitorëve ndaj komenteve të zonjës Yellen.

Sipas Kryetares së Rezervës Federale, shqetësimet për rritjen dhe sasia e tepërt e naftës së papërpunuar në tregjet globale kanë ndikuar në rënien e çmimeve të naftës.

Ngadalësimi i ekonomive të huaja, si dhe dollari tepër i fortë po ashtu e kanë ulur kërkesën për eksportet amerikane dhe e kanë reduktuar rritjen ekonomike.

XS
SM
MD
LG