Lidhje

Anadolu: Marrëveshje SHBA-Turqi mbi YPG


Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu njoftoi se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakort lidhur me një plan për tërheqjen e milicisë kurde YPG nga Manbixhi i Sirisë.

Sipas kushteve të planit, ai do të zbatohet në tre faza dhe do të finalizohet gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu në Uashington më 4 qershor, YPG-ja do të tërhiqet nga Manbixhi 30 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas agjencisë Anadolu, forcat ushtarake turke dhe amerikane do të kryejnë kontrolle të përbashkëta në Manbixh 45 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe 60 ditë prej nënshkrimit të saj, do të formohet një administratë lokale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG