Lidhje

Ndërtimi i super-jahteve në Zelandën e Re


Edhe pse e largët gjeografikisht, Zelanda e Re është një vend i rëndësishëm në projektimin dhe ndërtimin e disa prej super jahteve të botës. Industria e ndërtimit të jahteve po krijon vende pune dhe tani është një industri me vlerë prej miliona dollarësh.

Aukland është një qytet velash dhe jahtesh të të gjitha formave dhe madhësive.
Është gjithashtu vendi ku projektohen dhe ndërtohen super jahtet, duke krijuar vende pune dhe duke nxirur ekonominë e vendit.

Kjo anije 119 metra e gjatë, e cila është më tepër një mega-jaht se sa një super-jaht, është pronë e një miliarderi rus. Ky jaht nuk është ndërtuar në Zelandën e Re, por qëndron aktualisht në Aukland duke tërhequr shumë vëmendje dhe së shpejti nuk do të jetë vetëm.

Sipas organizatës detare NZ Marine, Zelanda e Re po bëhet një vend gjithnjë e më i pëlqyer për lundrimet e jahteve, pasi shumë e më shumë anije udhëtojnë atje për peizazhin e bukur. Kjo anije aktualisht po ndërtohet në kantierin detar Alloy Yachts International në Aukland.

Jahti me emrin “Mondango3,” po ndërtohet për klientë të huaj. Drejtori menaxhues i Alloy Yachts International, Tony Hambrook , thotë se industria e ndërtimit të super jahteve ka ekzistuar për disa dekada në Zelandën e Re, por ka tërhequr vëmendjen e botës duke filluar gjatë viteve ’90. Hambrook thotë se konsumatorët vijnë nga e gjithë bota për të porositur ndërtimin e jahtit të tyre në Zelandë të Re për disa arsye:

“Mendoj se ata pëlqejnë cilësinë , por edhe qëndrimin pozitiz në Zelandën e Re, pikëpamjen se mund të bëjmë gati gjithçka. Ne përpiqemi të realizojmë kërkesat e klientëve, por sigurisht brenda arsyes.”

Zoti Hambrook shton se si punëdhënës në ndërtimin e jahteve, firma e tij po nxit ekonominë duke hapur më shumë vende pune në këtë zonë. Sipas tij, pjesëmarrja e kohëve të fundit e Zelandës së re në garat me vela ka ndihmuar në rritjen e vëmendjes që vendit ka marrë ndëkombëtarisht.

Varka Oracle e skuadrës së Shteteve të Bashkuara e cila fitoi kupën e 2013-ës, ishte në fakt ndërtuar në Zelandën e Re. Përveç Alloy Yachts, ndërtues jahtësh të tjerë përfshijnë firmat Fitzroy Yachts, McMullen and Wing, dhe Yachting Developments.

Firma Alloy ka ndërtuar anije që nga viti 1985, me 44 anije të ndërtuara deri më sot, dhe ka fituar disa çmime për cilësinë e ndërtimit të tyre. Çdo aspekt i një super-jahti është projektuar të jetë “super .” Nga madhësia – që do të thotë se është zakonisht rreth 33 metra i gjatë – në detajet luksoze brenda dhe jashtë tij. Peter Busfield, Drejtor Ekzekutiv i organizatës detare NZ Marine, thotë se industria e ndërtimit të jahteve vlen një sasi të madhe parash në vend.

“Industria e super jahteve është një industri prej mbi gjysmë miliardë dollarë zelandezë, dhe shumica vjen nga eksportet. Pra, kjo industri siguron dy ose tre mijë vende pune të përhershëm”, shpjegon ai.

Zoti Busfield beson gjithashtu se zejtaria për të cilën janë të njohur në Zelandën e Re, që i tërheq njerëzit të porosisin ndërtimin e jahteve atje.
XS
SM
MD
LG