Lidhje

Zhoze Barroso shpreh keqardhje për uljen e vlerësimit të kreditit të Portugalisë


Zhoze Barroso shpreh keqardhje për uljen e vlerësimit të kreditit të Portugalisë
Zhoze Barroso shpreh keqardhje për uljen e vlerësimit të kreditit të Portugalisë

Presidenti i Komisionit Evropian, Zhoze Barroso, shprehu keqardhje të thellë ndaj vendimit të djeshëm të firmës Moody Investors Service për të ulur vlerësimin e kreditit të Portugalisë. Dy muaj më parë, Portugalia mori një paketë ndihme me vlerë më shumë se 100 miliard dollarë, por Moody Investors thotë se vendit do të duhet një paketë e dytë.

Duke folur sot në Strasburg, zoti Barroso tha se Portugalia ka filluar një program ndryshimesh dhe se do të varet nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të garantuar se vendi do të përmbushë kërkesat e këtij programi.

Ministri portugez i Financave Portugalisë, Vítor Gaspar, tha dje se Moody Investors nuk kishte marrë parasysh masat e reja shtrënguese apo mbështetjen politike në Portugali për disiplinën fiskale. Portugalia zë më pak se dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto të eurozonës. Por ekonomia e saj shihet si vendimtare për eurozonën dhe për forcën e euros.

Portugalia i bashkohet Greqisë, Irlandës, dhe Spanjës, në përpjekjet për të dalë nga borxhet e mëdha që po rrënojnë ekonomitë e tyre kombëtare.

XS
SM
MD
LG