Lidhje

Zhvillohet në Merilend festivali i filmave dokumentarë


Zhvillohet në Merilend festivali i filmave dokumentarë
Zhvillohet në Merilend festivali i filmave dokumentarë

Festivali i Filmit Dokumnetar, Silverdocs, është një nga më të spikaturit në Shtetet e Bashkuara. Ky festival i përvitshëm tërheq rreth 30 mijë shikues dhe në të paraqiten filma nga e gjithë bota mbi çështjet politike e sociale. Një nga temat e filmave në këtë festival këtë vit, ishte ajo e paqes.

Në Silver Spring të Merilendit, në periferi të kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara, adhurues të filmave shkojnë të shohin një seri dokumentarësh të përzgjedhur. Kërkesa është e madhe për këto filma.

Mjaft njerëz janë këtu për të ndjekur filmat me mesazh politik apo social. Një prej tyre është dhe filmi “Dashuri gjatë kohës së luftës”, pjesë e serive me temë paqen, që konkuroi në festivalin e filmit Silverdocs.

Dokumenatri i Gabriella Bierit është historia e një çifti t ri: Osama, një palestinez nga territoret e pushtuara arabe, dhe Jasmin, një izraeliteje. Të dy janë të martuar, por fizikisht të ndarë. Autoritet izraelite nuk i japin leje qëndrimi Osamës, dhe Jasminës i duhet të përballet me armiqësinë e palestinezëve nëse jeton në bregun Perëndimor të Pushtuar.

Ata të dy jetojnë përkohësisht në Berlin. Por ata ndjehen të braktisur nga jeta.Bier thotë për Zërin e Amerikës se filmi i saj është fytyra njerëzore e konfliktit izraelito palestinez.

“Ne kemi në plan që të shfaqim filmin dhe në Izrael dhe në territoret palestineze dhe të ftojmë gjykatësit izraelitë për ta parë atë. Sepse të ndjekësh ligjin është njëra anë e medaljes, por të shohësh se çfarë vështirësish kalojnë njerëzit, shpresoj se mund të jetë ndihmë për ta”.

Shikuesit janë dakort me këtë mesazh.

“Mendoj se histori të tilla njerëzore ndërtojnë ura komunkimi më shumë se diskutimet ee politikanëve”.

“Më bëri të kuptoj se dija shumë pak për këtë realitet dhe mçsova shumë gjëra. ‘Dashuria i kalon të gjitha kufijtë”.

“Dashuri gjatë kohës së luftës” është një nga 5 dokumentarët e përzgjedhur për seritë me temën e vendosjes së paqes.

Tara Sonenshine është zv/presidnte ekzekutive e Institutit amerikan të Paqes, e cila ka bashkëpunuar për prodhimin e serialit.

“Instituti i Paqes beson në trajtimin e njëjtë të të gjithë komunitetit. Çdo kush ka mundësinë që të ndihmojë për paqen”.

Filmi “Ditari” përmban një mesazh të njëjtë. Regjisori, Tim Hetherington, përpiqet që të përmbledhë ngjarjet e dekadës së luftës në një dokumentar prej 20 minutash. Filmi është një rrëfim në vetë të parë nga fronti i luftës- nga Afganistani në Liberi. Ai ka dhe më shumë ndikim tani - dy muaj mbas vdekjes së Hetheringtonit ndërsa ai mbulonte luftimet në Libi. Duket sikur zëri i tij kumbon nga banesa e fundit.

“Shpëtimitarët” është filmi i Majkëll King, i cili është në linjën e filmave për paqen. Ai trajton historinë e 12 diplomatëve të cilët sfiduan qeverinë e tyre për të shpëtuar mijëra hebrej nga nazistët në Europë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vend që të nderoheshin, ata u përjashtuan nga trupi diplomatik. Regjisori Majkëll King e ka bërë filmin për të na kujtuar se genocidi vazhdon.

“Në shekullin e 20-të, rreth 100 milion njerëz kanë humbur jetën gjatë genocidit; është e pabesueshme dhe kjo ende ndodh. Çështja është se çfarë po ndodh në Libi, kemi mijëra refugjatë atje, ashtu si në Sudan, në Egjipt, dhe ku janë ata që duhet t’i shpëtojnë? Ku janë?”

Dokumentarët nuk e ndalojnë genocidin dhe nuk zgjidhin konfliktet. Gjithësesi, ata hapin një dialog me njerëzve, përqëndrohen tek problemet me të cilat ndeshet njerëzimi dhe na bëjnë të ndërgjegjshëm për konfliktet dhe pasojat e tyre.

XS
SM
MD
LG