Lidhje

Zhype: Keqardhje që Këshilli i Sigurimit nuk e shtroi çështjen e Sirisë


Zhype: Keqardhje që Këshilli i Sigurimit nuk e shtroi çështjen e Sirisë
Zhype: Keqardhje që Këshilli i Sigurimit nuk e shtroi çështjen e Sirisë

Ministri i jashtëm francez shprehu keqardhje që Këshilli i Sigurimit nuk e shtroi për shqyrtim çështjen e shtypjes së kryengritjes në Siri nga regjimi i Bashar al-Assadit.

Alain Juppe tha se Franca ka një pozicion të vendosur dhe të qartë për Sirinë dhe shpreh keqardhje që Këshilli i Sigurimit nuk mundi të merrte një qëndrim në atë që e quajti një rrezik për stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe një shtypje brutale të aspiratave të popullit sirian për liri dhe demokraci.

Zoti Juppe i bëri komentet pranë Këshillit Evropian ku ministrat e jashtëm të BE-së po diskutojnë sot për çështje të ndryshme përfshi Sirinë, Libinë dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG