Lidhje

Sulme anti-izraelite pas vdekjes së Ziad Abu Ain


Izraeli dhe interesat izraelite ishin sot objekt sulmesh, edhe pse autoritetet kishin marrë masa ndaj protestave të mundshme pas vdekjes së një ministri palestinez gjatë konfrontimit me forcat izarelite të sigurisë.

Në Athinë, disa persona qëlluan me armë ambasadën izraelite. Nuk pati të lënduar në këtë sulm, për të cilin autoritetet izraelite fajësuan palestinezët.

Në një incident në Bregun Perëdnimor të pushtuar nga izraelitët një palestinez hodhi një substancë, që mendohet të ishte acid ndaj një familjeje izarelite. Katër fëmijë pësuan dëmtime.

Në Jeruzalem kohët e fundit ka patur një shtim të trazirave përfshirë protesta, përleshje dhe sulme të rastësishme nga palestinezët ndaj zyrtarëve izarelitë.

Authoritetet e shtuan praninë e policisë në qytet, nga frika se protestat mund të shkallëzohen, pas shtimit të zemërimit lidhur vdekjen të mërkurën të ministrit palestinez Ziad Abu Ain.

XS
SM
MD
LG