Lidhje

Zjarr në Filipine; 72 të vdekur


Zyrtarët në Filipine thonë se 72 vetë janë konfirmuar të vdekur, pas një zjarri që ra në një fabrikë pantoflash në një zonë të varfër të Manilës.

Dhjetra të tjerë pësuan dëmtime nga zjarri që ra në fabrikën Kentex, që prodhon pantofle prej gome për tregun lokal. Nuk dihet nëse ka persona të zhdukur.

Zjarri që përfshiu ndërtesën dy-katëshe mendohet se ra për shkak të saldatorëve, pajisjet e të cilëve ranë në kontakt me kimikate.

Shumë nga familjarët e viktimave kanë shprehur shqetësim për standarded e ulëta të sigurisë në fabrikë. Nuk dihet nëse atje ishin fikset e nevojshme të zjarrit, të nevojshme në rastet kur bie zjarr.

Zyrtarët janë duke vazhduar hetimet lidhur me aksidentin, pa qenë të sigurtë nëse dikush do të akuzohet për vepër kriminale.

XS
SM
MD
LG