Lidhje

Zjarri nga tubacionet e gazit lë katër të vrarë në Kaliforni


Ekipet e zjarrëfikseve në Kaliforni po përpiqen të shuajnë një zjarr të madh në një lagje të San Franciskos.

Zjarri shpërtheu dje nga një e çarë në një tubacion gazi.

Deri tani, katër persona ka humbur jetën dhe dhjetra janë dëmtuar. Kompania e gazit ka dërguar ekipe në vendngjarje dhe po përpiqet të mbyllë linjën e gazit. Deri tani nuk dihet se nga se është shkaktuar e çara në linjë. Sipas autoriteteve mbi 53 shtëpi janë shkatërruar dhe mbi 120 të tjera kanë përsuar dëmtime të ndryshme.

XS
SM
MD
LG