Lidhje

Amerikanët që udhëtojnë përballen me mot të vështirë, masa shtesë sigurie


Amerikanët që udhëtojnë përballen me mot të vështirë, masa shtesë sigurie
Amerikanët që udhëtojnë përballen me mot të vështirë, masa shtesë sigurie

Amerikanët që udhëtojnë me rastin e festave ndërkohë që u duhet të kalojnë përmes masave të rrepta sgurie, po përballen edhe me një dimër të ashpër.

Linjat ajrore amerikane anuluan qindra fluturime sot pas një dëbore të madhe që mbuloi një pjesë të mirë të rajoneve të jugut dhe qendrës perëndimore amerikane.

Stuhia tashmë i është drejtuar brigjeve lindore amerikane dhe sinoptika paralajmëron se qytete si Uashingtoni, Nju Jorku dhe Bostoni mund të mbulohen nga një shtresë debore prej 12 deri 25 centimetrash si dhe do të përballen me erëra të forta.

Shumë amerikanë udhëtojnë për të kaluar festën e Krishtlindjes me familjen dhe miqtë. Ndërkohë, Administrata e Sigurisë së Transportit, TSA, njoftoi se po bën kontrolle më të imëta të pijeve që njerëzit sjellin në avion, pasi informacionet e zbulimit tregojnë se ato mund të përdoren për të fshehur lëndë shpërthyese.

Megjithatë, autoritetet theksuan se nuk ka informacione që lidhen me ndonjë kërcënim konkret. Zyrtarët thanë se shishet me pije nuk ndalohen të futen në avion por mbetet në fuqi rregulli i tanishëm për sasinë e lejuar të tyre. Vitin e kaluar, në ditën e Krushtlindjes, një person i dyshuar si operativ i al-Kaidës u përpoq të hidhte në erë një avion që udhëtonte për në Detroit me lëndë shpërthyese të fshehura në trup.

Personi i dyshuar mendohet se kishte lidhje me grupin al-Kaida në gadishullin Arabik që vepronte në Jemen. Të enjten, këshilltari amerikan për çështjet e anti-terrorizmit, Xhon Brenan, i telefonoi presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh për të diskutuar mbi rëndësinë e masave të fuqishme që ai tha se duheshin marrë kundër këtij grupi të al-Kaidës.

XS
SM
MD
LG