Lidhje

Zyrtarët amerikanë të fushës bërthamore po marrin masa për të siguruar uzinat e energjisë bërthamore në SHBA


Zyrtarët amerikanë të fushës bërthamore po marrin masa për të siguruar uzinat e energjisë bërthamore në SHBA
Zyrtarët amerikanë të fushës bërthamore po marrin masa për të siguruar uzinat e energjisë bërthamore në SHBA

Ndërkohë që Japonia po përballet me krizën e acaruar në uzinën bërthamore të Fukushimës, zyrtarët amerikanë të fushës bërthamore po i përgjigjen thirrjes së Presidentit Barak Obama për të siguruar uzinat e energjisë bërthamore në Shtetet e Bashkuara.

Çështja e energjisë bërthamore po vihet përsëri në fokus në Shtetet e Bashkuara, pas fashitjes së frikës nga aksidenti i vitit 1979 në uzinën bërthamore në Three Mile Island. Në propozimin e Presidentit Obama për buxhetin e vitit 2012 përfshihet edhe një shumë prej 36 miliardë dollarësh si hua të garantuara për ndërtimin e uzinave bërthamore.

Por amerikanëve iu përmendën rreziqet javën e kaluar, kur një tërmet dhe cunami që e pasoi, shkaktuan një sërë ngjarjesh të pakontrolluara në uzinën bërthamore të Fukushimës në Japoni. Imazhet e shpërthimeve, zjarret dhe shtëllungat e tymit u transmetuan nga kanalet televizive amerikane dhe sollën ngritjen e pyetjeve për sigurinë e uzinave bërthamore në Shtetet e Bashkuara.

Me kërkesë të Presidentit Obama, Komisioni Rregullator Bërthamor i Shteteve të Bashkuara, NRC, njoftoi dje se do të ndërmarrë një kontroll të gjithanëshëm për sigurinë e 104 uzinave bërthamore në Shtetet e Bashkuara. Kryetari i Komisionit Gregori Jazhko u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara do të nxjerrin mësime nga situta në Japoni.

"Ne do të shqyrtojnë çfarë ka ndodhur, ne do të bëjmë një studim sistematik dhe metodik të informacionit dhe nëse do të na duhet të bëjmë ndryshime në programin tonë, do t’i bëjmë ato”.

Eksperti bërthamor Pitër Bradford parashikoi dje se industria bërthamore do të pësojë rënie.

"NRC-ja nuk mund të përdorë burimet që ka për procesin e nxjerrjes së mësimeve dhe rrjedhimisht do të vazhdojë të miratojë projekte ndërtimi, si dhe liçenca zbatimi sipas planit origjinal të saj”.

Bradford, ish anëtar i Komisionit Rregullator Bërthamor amerikan, tha se do të duhet nga 12 në 24 muaj për të përfunduar vlerësimin e krizës bërthamore në Japoni. Vetëm atëhere, tha ai, do të jenë nxjerrë mësimet. Robert Alvarez, analist i Institutit për Studimin e Politikave, shpreh shqetësimin e tij për disa nga uzinat amerikane të energjisë bërthamore.

"Për momentin, ne duhet të ngadalësjmë veprimtarinë në disa nga reaktorët në funksionim. Ka reaktorë aktivë në zona tërmetesh që janë goditur nga tërmete shkatërrimtare në të kaluarën, shumë prej të cilëve po shqyrtojnë mundësinë e rinovimit të liçencave operacionale”.

Ai diskutoi gjithashtu edhe për raportin e vitit 2004 të Akademisë Kombëtare të Shkencave, ku janë vënë në dukje probleme të mbingarkesës së depozitave të kaburantit dhe metodës së ftohjes së shufrave bërthamore në ujra të thella, për të parandaluar emetimin e radioaktivitetit.

"Në Shtetet e Bashkuara, depozitat e karburantit janë të mbushura me një sasi katër herë më të madhe se sa kapciteti i projektuar. Ato janç teje të mbushura”.

Në Japoni, depozitat e karburantit janë në qendër të vemendjes së punonjësve të emergjencave. Tempraratura e ujit është dy herë më e lartë nga sa duhet të jetë në dy prej gjashtë depozitave, ndërsa shufrat e karburantit në një tjetër depozitë besohet të jenë ekspozuar në ajër dhe emetojnë gaze radioaktive.

Një raport i publikuar nga Bashkimi i Shkencëtarëve të Shqetësuar dje, thotë se NRC ka “toleruar probleme të njohura me sigurinë”, duke çuar në ndodhi shqetësuese, në probleme me pajisjet e sitursë dhe mangësi të sigurisë në uzinat bërthamore në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Por Kryetari i Komisionit Rregullator Bërthamor Gregori Jazhko e siguroi publikun se uzinat bërthamore të Shteteve të Bashkuara, të cilat ndodhen në 31 shtete amerikane, inspektohet rregullisht për sigurinë teknike.

"Dua të vë në dukje dhe të theksoj se ne kemi një pogram shumë të fuqishëm, nëpërmjet të cilit ndjekimin sigurinë dhe mbrojtjen e objekteve tona bërthamore nga minuta në minutë”.

Të mërkurën, sekretari amerikan i Energjisë, Stiven Çu, tha se administrata Obama vazhdon të mbështesë zgjerimin e energjisë bërthamore në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht nga kriza në Japoni.

XS
SM
MD
LG