Një diplomat i lartë gjeorgjian tha se qeveria e vendit të tij keqkuptoi mesazhet amerikane për të mbështetur në fillim të vitit përdorimin e forcës për të rimarrë kontrollin në territoret separatiste pro-ruse.
Erosi Kis Marishvili tha se keqkuptimet dhe përdorimi i forcës nga ana e Gjeorgjisë janë faktorët shkaktarë të pushtimit ushtarak rus në gusht. Zoti Kis Marishvili ishte ambasadori i Gjeorgjisë në Moskë gjatë muajve para konfliktit.
Diplomati foli sot në një konferencë shtypi në Tbilisi. Komentet e tij janë të ngjashme me ato që ai bëri para një komisioni parlamentar të Gjeorgjisë që po heton shkaqet e pushtimit rus.
Në dëshminë e tij përfshihen akuza se Gjeorgjia po planifikonte pushtimin e Osetisë Jugore në fillim të prillit dhe se presidenti Mikail Saakashvili e diskutoi një sulm të tillë në vitin 2004. Dështia shkaktoi reagime nga deputetët pro-qeveritarë dhe administrata e presidentit Saakashvili. (ze)