Artistja kanadeze An Mëri,ka shkruar një autobiografi të re me titull “Gjithshka rreth meje”. Këngëtarja 64 vjeçare thotë se ajo është mirënjohëse për gjithçka ka arritur në jetë, por karriera e saj 41 vjeçare, gjithsesi ka ndikuar në marrëdhëniet me fëmijët e saj. An Mëri, ka arritur kulmin e suksesit të saj me albumin “Snowbird”, i cili është shitur në 54 milion kopje anembanë botës në vitin 1984.
Ana Mëri është e para artiste që pranon se karriera e saj 41 vjeçare si këngëtare, mund të kishte marrë një drejtim krejt të ndryshëm:
“ Çdo gjë ishte kundër meje. Vija nga Nova Skoshia në Kanada, dhe kur isha fëmijë, ishte një ëndërr e parealizuar për mua që të mund të kisha një karrierë si ajo që pata. Por gjërat nisën, dhe ecën në drejtimin e duhur”.
Ajo ka shkruar një autobiografi të re me titull “ Gjithshka rreth meje”. Ky libër ishte një ide e hershme e saj, por përpara se jepte librin për botim, ajo ua dha atë për t’a lexuar dy fëmijëve të saj. Vajza e saj, Dawn Langstroth, pati disa kritika për librin.
“Vajza ime tha: Ti ke pasur një jetë shumë private, e ka mbajtur të tillë
për vite me rradhë, pse papritur do që të shkruash për jetën tënde, që t’a
lexojnë të gjithë”.- thotë zonja Mëri
Murray ka shkruar për divorcin e saj nga burri i saj Bill Langstroth, dhe ajo thotë se këtij kapitullitë jetës së saj ishte shumë e vështirë qët’i rikthehej.
Këngëtarja e madhe thotë se nëse do të kishte mundësinë t’i rikthehej sërish karrierës së saj, do të ndryshonte mjaft gjëra sidomos në çështjen e rritjes së fëmijëve të saj.
“ Unë i kam marrë të dy fëmijët e mi nëpër turne, dhe të dy kanë probleme
me dëgjimin, si pasojë e muzikës dhe zhurmës së lartë gjatë koncerteve apo provave.
Të dy nuk mund të fluturojnë nga problemet me veshët. Gjithashtu ka qenë e
rëndë për mua që t’i lija fëmijët , por e kam bërë. Dhe ata e kanë ndierë
mungesën time.” - thotë ajo
Mëri ishte këngëtarja e parë kanadeze e cila u rendit e para në klasifikimin amerikan, dhe që fitoi një disk të artë për albumin e saj “Snowbird”.Ajo pati një sukses të madh në muzikën pop, kantri, dhe folk, duke frymëzuar dhjetra këngëtare të tjera kanadeze me shembullin e saj, si Alanis Morissete, Sarah mcLachln, Shania Twain etj. Por bie në sy fakti që ajo nuk përmend Celione Dion.
Mëri ishte e para artiste femër, dhe e para kanadeze, që fitoi çmimin albumi i vitit për muzikën kantri në vitin 1984. Albumi i saj u shit në rreth 54 milion kopie anembanë botës. Ajo thotë se është mjaft mirënjohëse për karrierën e saj.
“ Kam 41 vjet që këndoj, por jam e lumtur që ndjehem mirë që nuk dua më
rtë kem këtë punë. Nuk e idja se do të arrija në këtë pikë, që ndonëse mund të
këndoj, nuk dua t’a bëj më këtë profesion”. – thotë ajo. //mm//