Pyetësori i BE, Tiranës i dërgohen mbi 500 pyetje

  • Zëri Amerikës

Pyetësori i BE, Tiranës i dërgohen mbi 500 pyetje

Situata politike duket se ka ndikuar edhe ne procesin e vlerësimit të përgjigjeve që qeveria shqiptare i ka kthyer pyetësorit të Komisionit Europian.

Tiranës i janë dërguar nga Brukseli afro 700 pyetje, të cilat mbi 500 janë sqarime rreth përgjigjeve të pyetësorit dhe 170 janë pyetje të reja. Kjo u pohua sot nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.

Autoritetet shqiptare duhet të kthejnë përgjigjet e tyre brenda 10 qershorit. Shqiperia i dorëzoi përgjigjet e pyetësorit në mesin e muajit prill.

Komisioni europian ka deklaruar se shpejtësia për hartimin e opinionit për statusin e vendit kandidat do të varet edhe nga cilësia e përgjigjeve ndërkohë që ka paralajmëruar se kriteret politike kanë një peshë të rëndësishme në opinion duke nënvizuar se situata aktuale politike rrezikon të jetë një pengesë serioze.