Një zyrtar i lartë amerikan thotë se i ka kërkuar kompanisë energjitike BP që të zgjasë testin edhe me 24 orë të tjera të paisjes së bllokimit të naftës mbi depozitën e dëmtuar në Gjirin e Meksikës.
I caktuari i posaçëm qeveritar në krye të përpjekjeve, admirali në pension i Rojës Bregdetare Thad Allen, tha të martën se zyrtarët janë të kënaqur me përparimet në vëzhgimin e qëndrueshmërisë së pusit të naftës dhe përmbajtjen nga derdhja e karburantit në detë.
Ai tha se janë zbuluar rrjedha të vogla nafte dhe gazi metan përreth depozitës, por nuk ka të dhëna se depozita është e paqendrueshme.
Në zhvillime të tjera, BP po merr në konsiderata një plan të ri për mbylljen e depozitës së demtuar ndërkohë që zbatohen planet për të përfunduar një depozitë çliruese aty pranë.
Plani kerkon shpimin dhe pompimin e baltës në depozitë me synimin për të trashur përzierjen me naftë dhe parandaluar rrjedhën në detë. Më pas do të përdoret çimento për të m mbyllur një herë e mirë pusin e naftës.