Dita e Shën Valentimit nëpër botë

Dita e Shën Valentinit njihet në mbarë botën si dita e dashurisë. Papa Françesku shënoi festimet e 14 shkurtit në Sheshin e Shën Pjetrit me një sesion me pyejtje përgjigje nga mijëra çifte të fejuar. Ai u tha atyre se sekretei për të ruajtur dashurinë është “të mos e mbyllësh asnjë didtë pa qënë në paqe me njëri-tjetrin”.

Ndërkohë, më shumë se njëqind çifte në Hong Kong lidhën byzylykë të kuq në kyçet e duarve, përpara statujës së artë të Yue Lao, zotit kinez të martesës.
Në Tajvan, dita e Shën Valentinit përkoi me fundin e Vitit të Ri kinez, i cili u shënua me Festivalin tradicional të Fenerëve.

Ndërsa në Paris, i njohur si qyteti i dashurisë, çiftet vendosën kyçe tek Pont des Arts, që njihet dhe si ura e “Kyçeve të Dashurisë”. Por dita e Valentinit nuk është e kufizuar vetëm për romancë. Shumë njerëz në botë shprehin dashurinë e tyre gjithashtu ndaj familjes dhe miqve.

Në Shtetet e Bashkuara, Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë pret që njerëzit të shpenzojnë më shumë se 17 miliardë dollarë këtë vit për karamele, kartolina, lule dhe kujtime të tjera për të shënuar këtë ditë.