Lidhje

Afganistan: Vritet udhëheqësi i dytë më i lartë al-Kaidës


Forcat afgane dhe ato të koalicionit thonë se në një sulm ajror kanë vrarë Sakhr al-Taifin

Forcat afgane dhe ato të koalicionit thonë se në një sulm ajror kanë vrarë udhëheqësin e dytë më të lartë të al-Kaidës në Afganistan.

Përmes një deklarate që bëri sot, koalicioni identifikoi Sakhr al-Taifin, një saudit që njihej edhe me dy emra të tjerë, Musthaq dhe Nasim. NATO tha se ai drejtonte sulmet kundër koalicionit dhe forcave afgane, duke udhëtuar shpesh mes Afgansitanit dhe Pakistanit.

Forcat e koalicionit thonë se al-Taifi zbatonte komandat nga udhëheqja e lartë e Al Kaidës dhe furnizonte me armatime dhe pajisje të tjera forcat kryengritëse në Afganistanin lindor. Koalicioni tha se në sulmin ajror të djeshëm në provincën Kunar u vra edhe një terrorist tjetër i al-Kaidës.

Në njoftim thuhej se sulmi u krye, pasi të dy militantët e Al Kaidës ishin identifikuar mirë, për t’u siguruar që të mos ketë viktima mes civilëve.
XS
SM
MD
LG