Lidhje

SHBA - Japoni për mbrojtje nga raketat


new radar system
new radar system

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta dhe homologu japonez Satoshi Morimoto njoftuan marrëveshjen të hënën pas një takimi në Tokio.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë rënë dakord për të vendosur një sistem të ri radarësh të mbrojtjes nga raketat kundër një kërcënimi nga raketat balistike nga Koreja e Veriut.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta dhe homologu i tij japonez Satoshi Morimoto njoftuan marrëveshjen të hënën pas një takimi në Tokio.

Shtetet e Bashkuara kanë sisteme ekzistuese të radarëve në anije të vendosura në rajon. Me sistemin e ri të radarëve, këto anije do të kenë më shumë kontroll dhe liri për të lëvizur përreth zonës.

Sekretari Paneta tha gjithashtu përpara nisjes për në Kinë të hënën, se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara në lidhje me rivalitetet mbi ishujt në Detin e Kinës Lindore.

"Është në interesin e të gjithëve” tha zoti Paneta, "për të mbajtur marrëdhënie të mira dhe për të gjetur një mënyrë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situiatës."
XS
SM
MD
LG