Lidhje

Marrëdhëniet SHBA - Kinë, shqetësim i përzier


US CHINA
US CHINA

Shumica e amerikanëve e konsiderojnë Kinën konkurrente dhe jo armike

Një studim zbulon se gati dy të tretat e amerikanëve thonë se marrëdhëniet amerikano-kineze janë të mira, dhe se shumica e amerikanëve e konsiderojnë Kinën konkurrent dhe jo armik.

Por studimi, i kryer nga një grup i pavarur me bazë në SHBA, thotë se shumica e amerikanëve janë të shqetësuar në lidhje me fuqinë në rritje ekonomike të Kinës.

Më shumë se 60 për qind e të intervistuarve thanë se sasia e madhe e borxhit amerikan mbajtur nga Kina, humbja e vendeve të punës në SHBA dhe transferimi i tyre në Kinë, si dhe deficiti tregtar i SHBA-së me Kinën janë probleme shumë serioze, ndërsa rreth 50 për qind thanë se dalja e Kinës si fuqi botërore është një kërcënim i madh për SHBA-të.

Ekspertët e Punëve të Jashtme të anketuar, në anën tjetër, janë më pak të shqetësuar në lidhje me fuqinë në rritje të Kinës. Me përjashtim të oficerëve ushtarakë në pension, vetëm rreth 30 për qind e ekspertëve e konsiderojnë shfaqjen e Kinës si një fuqi botërore një kërcënim të madh.

Si presidenti Obama edhe rivali i tij - kandidati republikan Mitt Romney – e kanë bërë Kinën, në praktikat e saj të veçanta tregtare, një çështje të fushatës së zgjedhjeve presidenciale.
XS
SM
MD
LG