Lidhje

Australi: Mijëra vetë të veshur si Plaku i Vitit të Ri mbushën sot rrugët e Sidnejt


Mijëra vetë të veshur si Plaku i Vitit të Ri mbushën sot rrugët e Sidnejt në Australi, në një aktivitet për grumbullim fondesh për bamirësi.
Turma ku spikaste ngjyra e kuqe dhe e bardhë kishte dalë që herët në mëngjes për nxehje para një vrapimi prej pesë kilometrash që filloi në ora nëntë.
Fondet e grumbulluara do të përdoren për të mbështetur shoqatën bamirëse Variety. Notari australian Geoff Huegill, ambasador i shoqatës, ishte ndër vrapuesit në garë. Variety ofron ndihmë për fëmijë të sëmurë ose në kushte të vështira jetese.
Pjesëmarrja sivjet ishte mjaft e lartë dhe organizatorët shpresojnë se fondet e grumbulluara do ta kalojnë shumën e vjetshme prej 125 mijë dollarësh. Plaku i Vitit të Ri është një figurë familjare në aktivitetet bamirëse të fund-vitit. Së shpejti këtu në Shtetet e Bashkuara do të fillojnë zhytjet në ujërat e akullta, të organizuara nga klubet Ariu Polar, për grumbullim fondesh.
XS
SM
MD
LG