Lidhje

Boshkovski gjykohet për vrasjen e dy maqedonasve


Ish-ministri i Punëve të Brendëshme të Maqedonisë, Lube Boshkovski po gjykohet në një proces, si i ndërlikuar në vrasjen e dy shtetasve maqedonas në vitin 2001.

Ish-ministri dyshohet se ka penguar zbulimin e autorëve të vrasjes. Sipas aktakuzës, zoti Boshkovski ka qenë në dijeni për organizimin e vrasjes së dy maqedonasve nga një mik i tij përmes tre ekzekutorëve me shtetësi serbe dhe boshnjake.
Ish-ministri maqedonas i Punëve të Brendëshme tashmë po vuan një dënim me burg për shkak të mënyrës ilegale të financimit të partisë së tij në fushatën e fundit zgjedhore. Ai ishte i akuzuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë për vrasjen e nëntë shqiptarëve në fshatin Lubeten të Shkupit në fund të konfliktit të armatosur në Maqedoni, por u lirua në mungesë provash.
XS
SM
MD
LG