Lidhje

Votuesit egjiptianë miratuan projekt-kushtetutën


Votuesit egjiptianë kanë miratuar projekt-kushtetutën të mbështetur nga islamikët, pavarësisht nga pjesëmarrja e ulët dhe kundërshtimet e shqetësimet e grupeve opozitare.

Komisioni egjiptian i zgjedhjeve tha se pothuajse 64 për qind e votuesve e mbështetën kushtetutën e re në referendumin me dy faza të këtij muaji ndërsa 36 për qind votuan kundër tij. Komisioni tha se pjesëmarrja ishte rreth 32 për qind.

Njoftimi i sotëm i hap rrugën për organizimin e zgjedhjeve për dhomën e ulët të parlamentit brenda dy muajsh. Asambleja e mëparshme e mbizotëruar nga islamistët u shpërnda nga ish-sunduesit ushtarakë në qershor, duke i lënë të gjitha kompetencat legjislatike në dorë të Presidentit Mohemed Morsi që mori detyrën po atë muaj.

Procesi i hartimit të kushtetutës dhe referendumi shkaktuan ditë të tëra protestash nga grupet e opozitës shumë prej të cilëve thanë se votimi ishte i manipuluar dhe dhe i mbushur me frikësime.
XS
SM
MD
LG