Lidhje

Një zyrtar i lartë sirian dezerton


Një zyrtar i lartë ushtarak sirian që drejtonte policinë i tha një televizioni pro-arab se ka dezertuar dhe i është bashkuar lëvizjes së opozitës në Siri.

Një video e publikuar në një faqe internet sot tregon gjeneralin, Abdul-Aziz Jassem al-Shallal, të ketë thënë se u largua nga qeveria pasi policia ushtarake siriane ka ndryshuar misionin e saj.

Al-Shallal është një nga dhjetra gjeneralët që kanë dezertuar gjatë krizës 22 mujore në Siri. Ai është një nga zyrtarët më të lartë që largohet, që kur një general tjetër dhe anëtar i qarqeve të brendshme në pushtet dezertoi në muajin korrik.

XS
SM
MD
LG