Lidhje

Maqedoni, Lidhja Social Demokrate vendos kushte


Lidhja Social Demokrate e opozitës maqedonase, ka bërë të ditura kushtet për pjesëmarrje në zgjedhjet vendore të muajit mars.
Partia kërkon që një qeveri teknike të organizojë zgjedhjet, të emërohen ministra të rinj të Drejtësisë, të Punëve të Brendshme dhe të Financave, njerëz me besueshmëri, siç është shprehur drejtuesi opozitar Branko Cërvenkovski në një konferencë për median, ndërkohë që kërkohet edhe emërimi i një drejtori të ri i Radio-Televizionit publik maqedonas, i cili do të kishte besimin edhe të pushtetit edhe të opozitës. Këto janë tre kushtet kyçe për pjesëmarrjen e Lidhjes Social Demokrate në zghjedhjet vendore të cilat, sipas të gjitha gjasave, do të mbahen më 24 mars të këtij viti.
Zoti Cërvenkovski poashtu është shprehur se legjitimiteti i humbur i Parlamentit mund të kthehet vetëm përmes zgjedhjeve të parakoëshme parlamentare. Nëse nuk plotësohen kërkesat, opozita maqedonase do të vazhdojë mosbindjen qytetare dhe protestat në rrugë.
Tensionet midis partive maqedonase u ngritën më 24 dhjetor kur shërbimi i siguritimit të Parlamentit i dëboi me forcë nga salla e Parlamentit deputetët opozitarë maqedonas, gjatë seancës për miratimin e buxhetit të këtij viti.
XS
SM
MD
LG