Lidhje

Rasti Armstrong rrezikon çiklizmin ndërkombëtar


lance

lance

Një figurë e rëndësishme në lëvizjen olimpike thotë se rrëfimi i ish yllit të çiklizmit Lance Armstrong se ai përdori drogë për të shtuar forcën sportive mund të rrezikojë sportin e çiklizmit në lojërat e ardhshme olimpike ..

Anëtari i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Dick Pound tha për agjencinë e lajmeve Reuters se një gjë e tillë mund të shihet nëse vërtetohet se Federat Ndërkombëtare e Çiklizmit ka vepruar në mënyrë të papërshtatëshme në rastin Armstrongut.

Shefi i Agjencisë amerikane Anti-Doping, Travis Tigart, ka thënë se Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit ka pranuar një dhuratë prej 100 mijë dollarësh nga Lance Armstrong, dhe se kjo shumë mund të shihet si përpjekje e Armstrongut për të mbuluar përdorimin ilegal të drogës.

Personalitetja televizive Oprah Winfrey konfirmoi mbrëmë se ish-kampioni i botës në çiklizëm, Lance Armstrong foli hapur mbi përdorimin drogës gjatë garave Tour de France, ku ai fitoi 7 prej tyre..

Winfrey i tha mbrëmë programit televiziv CBS News se ajo dhe Armstrong kishin rënë dakord që të mos diskutonin rreth intervistës para se ajo të transmetohej në rrjetin e saj më vonë këtë javë. Por Opra Winfrey tha se vendosi të flasë, sepse rrëfimi tashmë ishte konfirmuar nga burime të lajmeve.

Armstrong bëri një rrëfimin emocional gjatë një interviste të hënën. Winfrey tha Armstrong nuk foli aq hapur sa ajo kishte shpresuar, por mbeti e kënaqur nga përgjigjet.

Prej kohës, Lance Armstrong, 41-vjeçar i mbijetuar i kancerit, kishte mohuar përdorimin e drogës pavarësisht zërave të vazhdueshme për të kundërtën..

Në gusht, Armstrongut iu hoqën 7 titujt fitues të Tour de France pasi Agjencia amerikane Anti-Doping tha se kishte prova se ai ishte kishte përdorur doping për të përmirësuar formën sportive.
XS
SM
MD
LG