Lidhje

Egjiptianët sfidojnë gjendjen e jashtëzakonshme


egypt protest

egypt protest

Protestues u mblodhën në Port Said, Ismailiya dhe Suez pasi shtetrrethimi hyri në fuqi në orën 8 të mbrëmjes

Qindra protestues mbushën mbrëmë vonë rrugët në qytetet egjiptiane, duke sfiduar gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndalim qarkullimin gjatë natës për të ndaluar trazirat anti-qeveritare.

Protestues u mblodhën në Port Said, Ismailiya dhe Suez pasi shtetrrethimi hyri në fuqi në orën 8 të mbrëmjes

Presidenti Mohamed Morsi i shpalli këto rregulla emergjente të dielën.

Dje gjatë ditës, protestuesit në disa qytete reaguan me zemërim ndaj shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme që do të jetë në fuqi për të paktën një muaj.

Kabineti i Egjiptit ka miratuar një projekt-ligj që autorizon presidentin për të përdorur ushtrinë në ndihmë të policisë me fuqi për të arrestuar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG