Lidhje

Kaliforni, policia sulmon kabinën ku strehohej një ish-polic i dyshuar për vrasje


dorner
dorner
Policia në Kaliforni thotë se do të vazhdojë kërkimet për ish-policin Christopher Dorner, pavarësisht nga një shkëmbim zjarri të martën në një kabinë që digjej jashtë qytetit Los Angeles

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Los Angeles tha se rrënojat e djegura janë ende shumë të nxehta për të kërkuar, dhe mund te duhen ditë para se të përcaktohet fati - ose identiteti - i ndonjë personi brenda në kabinë.

Njoftimet e mediave thanë më herët se policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe theu dritaret në përpjekje për të kapur personin që ata besonin se ishte brenda kabinës, ndërsa burimi i flakës që shkaktoi djegien e kabinës ende nuk dihet.

Christopher Dorner, i cili u shkarkua nga puna si oficer i policisë në Los Angeles, kishte qenë në arrati për një javë. Ai kërkohej nën akuzat për katër vrasje, duke përfshirë një zv/sherif dhe bijën e një ish-kapiteni të policisë.
XS
SM
MD
LG