Lidhje

Shpërthime në Maratonën e Bostonit, 3 të vrarë, mbi 170 të plagosur


Agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve bënë kërkime në një apartament në rrethinat e qytetit Revere të Bostonit si pjesë e përpjekjeve për të gjetur përgjegjësit e dy shpërthimeve të djeshme në Maratonën e Bostonit që lanë tre të vdekur dhe më shumë se 170 të plagosur.

Hetuesit u panë duke nxjerrë sende nga apartamenti. Nuk ka patur arrestime dhe autoritetet nuk po komentojnë rreth të dyshuarve.

Byroja Federale e Hetimeve po drejton përpjekjet e disa agjencive për të hetuar atë që një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e quajti “një akt të pastërt terrorist”.

Asnjë person apo grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. Por presidenti Barack Obama tha se personat përgjegjës do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë.

"Ende nuk e dimë kush e bëri këtë dhe përse. Njerëzit nuk duhet të nxitojnë për të arritur në ndonjë përfundim para se të dihen të gjitha faktet. Por, mos kini dyshim se do ta çojmë deri në fund sqarimin e kësaj ngjarjeje. Do të gjejmë përgjegjësit dhe do të zbulojmë arsyen përse e bënë këtë. Çdo person apo grup përgjegjës do të ndjejë peshën e plotë të drejtësisë."

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti tha dje se hetuesit po punonin në një zonë të gjerë në vendngjarje. Ajo tha se kishte parë shumë oficerë sigurie në qytet por në rrugë nuk kishte kalimtarë.

Komisioneri i Policisë së Bostonit Edward Davis tha se përpara shpërthimeve nuk pati ndonjë paralajmërim konkret.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG