Lidhje

Si do të veprojë NATO nëse Siria përdor armë kimike?


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha në takimin e tij të parë të ministrave të Jashtëm të NATO-s se aleanca duhet ta marrë në konsideratë këtë çështje

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se NATO duhet të marrë në konsideratë se si do të përgjigjet në qoftë se në Siri janë përdorur armë kimike.

Në takimin e tij të parë të ministrave të jashtëm të NATO-s, Sekretari i Shtetit, Kerry tha se ai nuk do të thotë se NATO duhet të planifikojë një sulm, por të mendojë rreth asaj se si të përfshijë të gjithë në tryezën e bisedimeve për të parandaluar një shpërthim të brendshëm të Sirisë.

Sekretari Kerry tha se as ai dhe as kryeministri Benjamin Netanyahu nuk mund të konfirmojnë raportet ushtarake izraelite të zbulimit se Siria ka përdorur armë kimike kundër rebelëve, duke përfshirë gazin nervor. Por ai tha se akuzat duhet të hetohen tërësisht.
XS
SM
MD
LG