Lidhje

Mungesa e standarteve të transparencës


Sipas një studimi të ri, më pak se 20 për qind e vendeve të botës të pasura me naftë, gaz natyror dhe minerale të tjera, plotësojnë standartet ndërkombëtare të transparencës dhe mbajtjes së përgjegjësisë.

Instituti i të Ardhurave publikoi sot një raport ku thuhet se jeta e mbi një miliardë qytetarëve të botës mund të transformohet, në se qeveritë e tyre do t’i kishin menaxhuar më mirë burimet natyrore.

Në raport thuhet se vetëm 11 nga 58 vendet e përfshira në Indeksin e Trajtimit të Burimeve, me bazë në New York, veprojnë me transparencë dhe me përgjegjësi. Në vendet e tjera, sipas raportit,”mungesa e transparencës, dhe korrupsioni” nuk i lejojnë qytetarët të përfitojnë nga burimet e pasura të vendeve të tyre”. Vendi i fundi i listës ishte Birmania, e cila kishte vetëm 4 pikë në shkallën 1 me 100.
XS
SM
MD
LG