Lidhje

Biden, turne në Amerikën Latine dhe Karaibe


Nënpresidenti amerikan Joe Biden në Kolumbi

Nënpresidenti amerikan Joe Biden në Kolumbi

Nënpresidenti amerikan Joe Biden është duke vlerësuar zhvillimet në negociatat e paqes mes qeverisë së Kolumbisë dhe rebelëve të FARC-ut.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden është duke vlerësuar zhvillimet në negociatat e paqes mes qeverisë së Kolumbisë dhe rebelëve të FARC-ut.

Z. Bajden i bëri këto komente gjatë një vizite të hënën në Bogota, Kolumbi, ku u takua me presidentin Juan Manuel Santos. Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e presidentit Santos për të arritur paqen historike me rebelët.

Qeveria e Kolumbisë dhe rebelët e FARC-ut njoftuan të dielën se arritën një marrëveshje mbi reformën e tokës, pas më shumë se gjashtë muaj të bisedimeve të paqes që po zhvillohen në Kubë. Reforma e tokës ishte një nga çështjet më kundërthënëse në bisedimet për t'i dhënë fund konfliktit 50-vjeçar.

Presidenti i Kolumbisë, Santos tha se shpreson se negociatorët do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje më të gjërë.

FARC ka luftuar qeverinë kolumbiane që nga viti 1960. Kjo është kryengritja më e gjatë në Amerikën Latine.

Udhëtimi i nënpresidentit Biden në Amerikën Latine dhe Karaibet gjithashtu përfshinë Trinidad e Tobagon dhe Brazilin.
XS
SM
MD
LG