Lidhje

Shkatërrohet një rrjet i gjërë i pastrimit të parave


Departamenti amerikan i Drejtësisë
Departamenti amerikan i Drejtësisë

Liberty Reserve akuzohet për pastrimin e 6 miliardë dollarëve në fitime nga krimet, duke përfshirë mashtrime me karta krediti, vjedhje të identitetit, trafikim të drogës dhe pornografi të fëmijëve.

Agjentë nga pesë kontinente kanë shkatërruar një skemë të madhe të pastrimit të parave që mendohet se ndihmoi 1 milion kriminelë të fshehin fitimet e tyre.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të martën se ka paditur kompaninë monetare dixhitale Liberty Reserve me bazë në Kosta-Rika dhe 5 të dyshuar u arrestuan në Nju Jork, Spanjë dhe Kosta Rika. Dy të tjerë janë ende në arrati.

Liberty Reserve akuzohet për pastrimin e 6 miliardë dollarëve në fitime nga krimet, duke përfshirë mashtrime me karta krediti, vjedhje të identitetit, trafikim të drogës dhe pornografi të fëmijëve.

Zyrtarët e drejtësisë thonë se kompania Liberty Reserve u dha kriminelëve mundësi për të fshehur paratë e tyre duke i lejuar ata të hapnin llogari bankare me emra dhe adresa të rreme.
XS
SM
MD
LG