Lidhje

60-vjetori i ngjitjes së parë në majën e Everestit


Nepali festoi sot 60-vjetorin e ngjitjes së parë në majën më të lartë të botës, atë të Everestit, nga neozelandezi Edmund Hillary dhe nepalezi Tenzing Norgay, më 29 maj të vitit 1953.

Në kryeqytetin Katamandu u zhvillua sot një paradë shumëngjyrëshe për nder të dy alpinistëve të famshëm, si dhe të tjerëve që kanë shënuar rekorde, duke ju ngjitur majës më të lartë të botës.

Alpinistë dhe zyrtarë vendosën kurora me lule përreth statujave të Hilary-it dhe Norgay-it dhe karrocat me kalë të ndjekura nga qindra njerëz shkuan në pallatin mbretëror, ku morën pjesë në ceremoninë e rastit.

Përvjetorin e shënoi me një mënyrë të veçantë, ylli i sportit rus, Valeri Rozov, me një hedhje rekord nga Everesti. Ai u hodh nga lartësia 7 mijë e 220 metra. Ngjitja në majën e Everestit, 8 mijë e 850 metra e lartë, konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha eksploruese të shekullit të 20-të.
XS
SM
MD
LG