Lidhje

DASH, shpërblime për kapjen e terroristëve në Afrikë


State Department Building
State Department Building

Departamenti i Shtetit ofron 23 milionë dollarë në shpërblime për informacione mbi vendndodhjen e pesë militantëve të lartë në rajon.

Shtetet e Bashkuara për herë të parë tani ofrojnë shpërblime për kapjen e terroristëve të dyshimtë në Afrikën perëndimore.

Departamenti i Shtetit ofroi dje 23 milionë dollarë në shpërblime për informacion mbi vendndodhjen e pesë militantëve të lartë në rajon.

Shpërblimi më i lartë, deri në 7 milionë dollarë, është për kreun e Boko Haramit, Abubakar Shekau. Grupi me bazë në Nigeri ka marrë përgjegjësinë për sulme të shumta në vend, duke përfshirë bombardimin e një objekti të OKB-së në Abuja në vitin 2011.

Gjithashtu në listë është Mokhtar Belmokhtar, i cili morri përgjegjësinë për sulmin në fillim të këtij viti në një fabrikë gazi në Algjeri. Belmokhtar është udhëheqës i Batalionit Nënshkrim me Gjak, dhe një ish udhëheqës i i al-Kaidës në Magrebin islam.

Dy anëtarë të tjerë të al-Kaidës në Magrebin islam gjithashtu janë në shënjestër nga programi i shpërblime, si dhe një tjetër ish-anëtar i grupit i cili është tani zëdhënës i Lëvizjes për Unitet dhe Xhihad në Afrikën Perëndimore.
XS
SM
MD
LG