Lidhje

SHBA, Kina diskutojnë sigurinë kibernetike


Shtetet e Bashkuara dhe Kina diskutuan temën e ndjeshme të sigurisë kibernetike gjatë ditës së parë të bisedimeve katër ditore që synojnë zgjerimin e bashkëpunimit mes dy fuqive botërore.

Zyrtarë amerikanë thanë se ata ngritën çështjen e piraterisë kompjuterike për arsye ekonomike gjatë sesionit të takimeve që u mbajtën në Uashington. Ata thanë gjithashtu, se dy palët diskutuan mbi normat ndërkombëtare për hapësirën kibernetike.

Siguria kibernetike shihet si një çështje që mund të kthehet në një dëmtues të rëndësishëm të marrëdhënieve dypalëshe mes të dy vendeve. Administrata Obama e ka akuzuar Kinën për përfshirje në një fushatë të gjerë piraterie në internet për të vjedhur sekrete nga institucionet e qeverisë dhe bizneset amerikane për përfitime ekonomike.

Zyrtarët shpresojnë të bëjnë përparim përpara se përfaqësuesit e lartë në rang ministror të të dyja palëve të zhvillojnë nesër dhe pasnesër bisedimet vjetore mbi ekonominë dhe sigurinë në kryeqytetin amerikan.
XS
SM
MD
LG