Lidhje

Rrjedhje nga Fukushima


Operatori i termocentralit të Fukushimës në Japoni, thotë se të paktën 300 tonë ujë radioaktiv ka rrjedhur nga një fuçi në objektin që ndodhet në brigjet e oqeanit.

Menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë së Energjisë Elektrike të Tokios TEPCO, i tha gazetarëve se uji i rrjedhur përmban rrezatim të një sasie, që konsiderohet e rrezikshme për njerëzit. Kompania tha se është duke punuar për identifikimin e shkakut të rrjedhjes së ujit nga rezervuari prej çeliku, që përmban ujë që përdoret për ftohjen e reaktorëve të shkrirë të uzinës.

Tani TEPCO po punon për pastrimin e ujit të rrjedhur dhe nuk beson që ai të ketë shkuar deri në Oqeanin Paqësor.
XS
SM
MD
LG