Lidhje

Vazhdojnë tensionet në Egjipt


Vëllazëria myslimane në Egjipt premtoi se do t’i vazhdojë protestat masive, edhe pas arrestimit të udhëheqësit shpirtëror Mohamed Badie. Sot organizata caktoi një udhëheqës të përkohshëm shpirtëror, 69-vjeçarin Mohamed Ezzat. Megjithë shtimin e shqetësimeve ndërkombëtare lidhur masat shtypëse të ushtrisë, shumë egjiptianë e mirëpritën lajmin për arrestimin e udhëheqësit të lartë të Vëllazërisë Myslimane, ndërsa sundimtarët e mbështetur nga ushtria vazhdojnë goditjen e tyre kundër këtij grupi.

Mediat amerikane ndërkohë, njoftojnë se administrata Obama po ndërpret disa ndihma ushtarake ndaj Egjiptit, sepse e konsideron atë si një përgjigje për dhunën në rritje, që ka pasuar rrëzimin nga pushteti të ish-presidentit Mohamed Morsi.

Mediat thanë se një zëdhënës për senatorin amerikan Patrick Leahy konfirmoi se zoti Leahy-t i kishin thënë se ndihma është ndërprerë.
Senatori Leahy, një demokrat nga shteti verilindor i Vermontit, është kryetari i nënkomisionit të Senatit amerikan që merret me përcaktimin e fondeve për Departamentin e Shtetit dhe operacionet jashtë vendit.

Zyrtarët e administratës Obama kanë thënë se ata po vazhdojnë të shqyrtojnë programin e Shteteve të Bashkuara, sipas të cilit Kairos i jepen ndihma me vlerën e 1,5 miliardë dollarëve në vit. Bashkimi Evropian po debaton gjithashtu rreth mundësisë së ndërprerjes së ndihmës për Egjiptin.

Ndërkohë, Arabia Saudite, thotë se ajo dhe vende të tjera arabe do të ndërhyjnë për të ndihmuar Egjiptin.
************

Arrestimi i Muhammed Badiet pasoi një ditë kaotike e gjakderdhje dje kur 25 policë u vranë në pritë nga militantët në Sinai dhe Gjykata njoftoi për mundësinë e lirimit nga burgu më vonë këtë javë të ish-presidentit Hosni Mubarak.
Lirimin e Mubarakut mund nxisë trazira pasi Mohamed Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, u hoq me një grusht ushtarak më 3 korrik. Duke shprehur zemërimin në rritje ndaj përmbysjes së Morsit, militantët islamikë dje i zunë pritë dy furgonëvë që transportonin një grup policësh të shërbimit në Gadishullin Sinai, i detyruan ata të shtriheshin në tokë dhe pastaj i qëlluan me plumba duke vrarë 25 prej tyre.
Sulmi ka shkaktuar frikën se ky rajoni strategjik në kufi me Izraelin dhe Rripin e Gazës mund të përfshihet nga një kryengritje e gjërë.
"Unë jam plotësisht kundër terrorizmit, në të gjitha format e tij," thotë Mahmud Aly në Kajro. "Sinqerisht kjo është një masakër e tmerrshme dhe nuk e pranon asnjë egjiptian."
Udhëheqësi i lartë i Vëllazërisë Myslimane, Badie u kap herët të martën në një apartament në qytetin Nasër në lindje të Kajros, shumë pranë vendit ku mbështetësit e Morsit zhvilluan një protestë gjashtë-javore ulur dhe që u shpërndanë nga forcat e sigurisë të mërkurën e kaluar.
"Arrestimi i Mohammed Badiet është një gjë e mirë, pasi është thënë se ai është kryesori, së bashku me Khairat el-shaterin, zevendësin e tij", thotë Amir Fekry.
Badie dhe zëvendësi i tij Khairat el-shater, i cili është në paraburgim, pritet të dalin në gjyq më vonë këtë muaj nën akuza për rolin e tyre në vrasjen e tetë protestuesve jashtë selisë së Vëllazërisë Myslimane në Kajro në qershor. Arrestimi i tij është një goditje e rëndë për grupin, në një kohë që autoritetet po godasin udhëqësit dhe zyrtarët e rangut të mesëm të Vëllazërisë Myslimane, me arrestime në të gjithë vendin. Ndërkohë, Mohammed Morsi vazhdon të mbahet në një vend të fshehtë që prej përmbysjes së tij.
XS
SM
MD
LG