Lidhje

Manning kërkon të jetojë si grua


Ushtari amerikan Bradley Manning, i dënuar për nxjerrjen e informacioneve sekrete, thotë se është femër dhe kërkon të jetojë si grua me emrin Chelsea.

Deklarata nga Manning u dha sot në programin Today nga NBC News.

Manning, 25vjeç u dënua dje me 35 vjet burg për dhënien e informacioneve sekrete për faqen WikiLeaks në skandalin më të madh të zbulimit në historinë e vendit. Avokati i tij, David Coombs, i tha gjithashtu rrjetit NBC se ai pret që Manning të falet.
XS
SM
MD
LG