Lidhje

Tiranë-Athinë, problemet mbeten të hapura


Në Tiranë ndodhet për një vizitë zyrtare presidenti grek Karolos Papulias. Marrdhëniet mes dy vendeve kanë shënuar një periudhë stanjacioni vitet e fundit, dhe ato duket se kushtëzohen nga probleme të reja e të vjetra mes dy vendeve. Presidenti Bujar Nishani kërkoi sot shfuqizimin e ligjit të Luftës nga ana e Greqisë, i cili mban të bllokuar pasuritë e shqiptarëve atje, kryesisht me origjinë came. Një protestë e shoqatës Camëria u organizua në Tiranë për të kërkuar zgjidhjen e këtij problemi. Ndërkohë mes dy vendeve ka mbetur pezull dhe cështje e kufirit detar, ku duket se palët mbështesin zgjidhje të ndryshme.

Papulias ne Tirane
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00


Përtej deklaratave diplomatike për një angazhim drejt forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë të dy vendet duket se kanë qasje të ndryshme për problemet që qëndrojnë ende hapur mes tyre. Cështjet e trashëguara apo të reja duhet të futen në rrugën e trajtimit për të gjetur zgjidhje, deklaroi presidneti Bujar Nishani në përfundim të bisedimeve kokë me kokë me presidentin grek Karolos Papulias dhe takimit mes delegacioneve respektive. Sipas presidentit Nishani marrëdhëniet mes dy vendeve nuk duhet të dominohen dhe të përcaktohen nga problemet e së shkuarës, por nga e ardhmja e përbashkët.

“Delimitimi detar midis dy vendeve mbetet një çështje për tu zgjidhur. Pala jonë është e gatshme për të gjetur një zgjidhje të përbashkët me palën greke, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm të secilit vend“, deklaroi presidenti Nishani. Marrëveshja e arritur në vitin 2009 u rrëzua nga gjykata kushtetuese shqiptare.

Greqia duket se kërkon rishikimin e disa aspekjteve teknike të këtij dokumenti, i cili për palën shqiptare konsiderohet tërësisht i pavlefshëm sipas vendimit të Gjykatës.Presidenti Papulias ofroi një zgjidhje në kuadër të nismës së Bashkimit europian për 2014: “Informova mikun tim zotin presidnet se politika e integruar detare do të jetë një përparësi si për presidencën e pritshmë greke të BE, ashtu dhe për presidencën italiane që do ta zëvendësojë“.

Por mes palëve, qëndrojnë pezull edhe cështje të vjetra: “ Kërkova që Parlamenti Grek të shfuqizojë Ligjin grek të Luftës, akoma në fuqi, dhe që mban në sekuestro konservative pasuritë e shtetasve shqiptarë në Greqi, si edhe abrogimin e të gjitha ligjeve që rrjedhin prej tij dhe që janë në kundërshtim me nenin 15-të të Traktatit të Miqësisë. Shpreha shqetësimin për moszgjidhjen ende të çështjes së toponimeve, e cila po bëhet pengesë për lëvizjen e lirë dhe shërbime që lidhen me legalizimin e dokumenteve të tjera“.

Presidenti Papulias nuk i preku këto cështje në fjalën e tij. Lidhur me Ligjin e Luftës Greqia thotë se e ka shfuqizuar atë me një vendim të 1987 së qeverisë sëe atëhershme, por për këtë vcëhstje nuk ka asnjë dokument të shkruar dhe ajo vazhdon të jetë pengesë për popullsinë came e cila kërkon të drejtat e pronave në Greqi. Pikërisht për këtë shoqata Camëria organizoi edhe një manifestim i cili sic tha kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi nuk është prtestë ndaj zotit Papulias por për të kujtuar se cëhstja came është e gjallë. Policia nuk lejoi që manifestimi të zhvillohej përpara presidencës, sic ishte kërkuar, dhe tubimi u mbajt disa qindra mera larg, ndërsa sapo kishin nisur bisedimet dy palëshe.

Presidenti grek Papulias deklaroi se dëshironte që marrëdhëniet dypalëshe të shkonin përpara: “Vizita ime më jep rastin që ti japim një shtysë të re marrëdhënieve greko shqiptare. Ti mbështesim ato në elementët që na bashkojnë. Kjo është në interes të të dy vendeve tona por edhe të rajonit“. Presidenti grek premtoi me tej "mbështetjen energjike të vendit të tij për procesin e integrimit europian, sic ka vepruar pa u lëkundur edhe në të kaluarën", tha ai
XS
SM
MD
LG