Lidhje

OKB: Asad i implikuar në krime kundër njerëzimit


Zyrtarja më e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut thotë se provat e mbledhura nga hetuesit e OKB-së implikojnë Presidentin sirian Bashar Al-Asad dhe anëtarët e rrethit të tij të brendshëm në krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay tha dje se shkalla dhe ashpërsia e abuzimeve të kryera nga të dyja palët është pothuajse e pabesueshme dhe po dokumentohet nga një grup ekspertësh të hetuesisë.

Ekipi i OKB-së i përbërë nga katër hetues, i cili ka hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut që pas shpërthimit të luftimeve, në të kaluarën ka akuzuar si qeverinë siriane ashtu dhe rebelët për kryerje të krimeve të luftës.

Megjithatë, për herë të parë ata tani kanë krijuar një listë të gjatë dhe konfidenciale të autorëve të dyshuar të krimeve, ku përfshihet edhe Presidenti Asad.
XS
SM
MD
LG