Lidhje

Festivali Ndërkombëtar i Berlinit


Festivali Ndërkombëtar i Berlinit, është i pari nga festivalet kryesore evropiane që mbahet këtë vit dhe mes kandidatëve janë filma të regjisorëve Wes Anderson dhe George Clooney, Steven Soderbergh dhe Gus Van Sant, si edhe një kontigjent filmash konkurrues nga Kina.

Organizatorët e të ashtuquajturës Berlinale bënë publike listën e 23 filmave pjesëmarrës, 20 prej të cilëve konkurrojnë për Ariun e Artë.

Në festival ka edhe konkurrentë nga Irani dhe Kazakistani si edhe një numër filmash nga Evropa Lindore, mes së cilëve "An Episode in the Life of an Iron Picker," i regjisorit boshnjak fitues i çmimit Oscar Danis Tanovic për një familje të varfër cigane, "Child's Pose" i Calin Peter Netzerit që e vë theksin tek korrupsioni në Rumani dhe "In the name of" i Malgoska Szumowska, për një prift homoseksual në Poloni.
Regjisori i festivalit Dieter Kosslick thotë se programi i festivalit që do të mbahet nga 6-16 shkurt, në një farë mënyre ndjek një kronologji që fillon me të kaluarën.

Ngjarjet e filmit të ri të Wes Andersonit “The Grand Budapest Hotel” zhvillohen në një hotel evropian në vitet 1920.

Në festival shfaqet edhe drama “The Monuments Men” me ngjarje nga Lufta e Dytë Botërore e regjisorit George Clooney.

Yjet pritet të mbushit karpetin e kuq, përfshirë Clooney-n, Uma Thurman, Willem Dafoe, Patricia Arquette, Catherine Deneuve e të tjerë.
XS
SM
MD
LG