Lidhje

SHBA urojnë Kosovën për Ditën e Pavarësisë


Në një deklaratë për shtyp, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se në emër të Presidentit Obama dhe të popullit amerikan uron popullin e Republikës së Kosovës me rastin e 17 shkurtit, 6-vjetorit të pavarësisë.

SHBA, thuhet në deklaratë, mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj një Kosove të pavarur, sovrane dhe shumetnike.

Deklarata përmend ato që i quan "arritje historike të vitit të kaluar", duke përfshirë marrëveshjen e prillit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe përparimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në deklaratën e Sekretarit të Shtetit thuhet se SHBA i kanë drejtuar sytë tek puna e rëndësishme për ndërtimin e një Kosove të begatë, të integruar në institucionet evropiane dhe ato euro-atlantike.

"SHBA qëndrojnë me ju si një partner dhe mik i palëkundur", thuhet në deklaratë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG