Lidhje

Kerry: Rusia të ulet në bisedime me Ukrainën


Sekretari i Shtetit John Kerry po bën thirrje për bisedime të drejpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës, në kuadër të përpjekjeve për të qetësuar krizën ushtarake në gadishullin e Krimesë.

Zoti Kerry foli në Paris dje, pasi ai dhe Sekretari i Jashtëm britanik William Hague zhvilluan takime kokë më kokë me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Deshitsia. Zoti Kerry tha se javën e ardhshme do të zhvillohen diskutime intensive shumëkombëshe.

Të dërguarit perëndimorë dhe zoti Deshitsia u takuan më pas dhe bënë thirrje për dislokimin e menjëhershëm të vëzhguesve perëndimorë në Ukrainë dhe Krime, për të mbikqyrur veprimet e mijëra trupave ruse që u futën në këtë gadishull javën e kaluar.

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov nuk mori pjesë në takim. Por zoti Kerry foli me Ministrin Lavrov dhe i bëri thirrje të angazhohet në bisedime me ministrin ukrainas. Diplomatët perëndimorë citohen të kenë thënë se zoti Lavrov u largua nga Parisi pa u takuar me zotin Deshitsia.
XS
SM
MD
LG