Lidhje

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën, zgjeron sanksionet kundër Rusisë


Blloku evropian kërkon marrëveshje edhe me disa ish republika sovjetike

Pas katër muajsh protestash dhe dhune që çuan Ukrainën në prag të luftës, një moment historik u arrit të premten në Bruksel.
Bashkimi Evropian dhe kryeministri i Ukrainës nënshkruan fazën fillestare të Marrëveshjes së Asocimit, pikërisht marrëveshja që hodhi poshtë në nëntor ish presidenti Viktor Yanukovych.Presidenti i këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy.

“Është shenjë e solidaritetit tonë me popullin e Ukrainës, mbështetja jonë për aspiratat dhe etjen e tyre për ndryshime.”

BE thotë se synon të nënshkruajë pjesët e mbetura të marrëveshjes, përfshirë seksionet kryesore për tregtinë e lirë pas zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës të caktura për në maj. Është shenjë e vendosmërisë së BE-së, thotë Nicholas Redman me Institutin Ndërkombëtar për Studimet Strategjike.

“Është shenjë se është e gatshme të ballafaqohet me Rusinë në një betejë gjeopolitike.”

BE shtoi 12 emra në listën e shtetasve rusë që përballen me sanksione. Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk tha se BE duhet të ndërmarrë veprime të forta ndaj Moskës.

“Mbrojtja e integritetit territorial të Ukrainës dhe mbrojtja e vet BE-së, sepse vështirë ta dish se cili është destinacioni përfundimtar. Është në Ukrainë apo në BE?”

Ndërkohë, Rusia ka formalizuar aneksimin e Krimesë dhe paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve amerikane dhe evropiane.
Perëndimi ende ka mjaft armë ekonomike në arsenal por ngurron ti dislokojë ato, thotë Nicholas Redman.

“Rusia ka shumë variante për përshkallëzim si në Ukrainë dhe më gjerë. Por tejkalimi i presionit financiar nga Perëdimi do të ishte negativ dhe do të hapte shtegun për kundërpërgjigje.”

Britania ka thënë se kundërveprimi më i mirë ndaj Rusisë është ndërtimi i një Ukraine të fuqishme.
Analistët thonë se kjo është e vështirë. Ekonomia e Ukrainës kishte një rënie të madhe para fillimit të krizës. Prodhimi i brendëshëm i përgjithëshëm ra 15 përqind nga 2008 në 2009-tën. Vendi ka mbijetuar me ndihmën e Moskës, thotë Nicholas Redman.

“Për të dalë nga metodat e ndihmës, kërkohen reforma të brendëshme të rëndësishme. Çmimet energjitike do të rriten ndjeshëm. Do të shkurtohen subvencionet për industritë si ajo e qymyrit. Ukraina do të përjetojë shumë vuajtje.”

Bashkimi Evropian po kërkon arritjen e marrëveshjes që e quan “partneritetin lindor” duke thënë se po ashtu kërkon të nënshkruajë marrëveshje me ish republikat sovjetike si Gjeorgjia dhe Moldova, duke krijuan skenën për tensione të mëtejshme me Kremlinin.
XS
SM
MD
LG